Flash News

E-TJERA

Bullizonte nxënësit, shpallet në kërkim mësuesja në Kamëz

Bullizonte nxënësit, shpallet në kërkim mësuesja

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim mësuesen 58-vjeçare në Kamëz, e cila u ushtronte dhunë dhe bullizonte ndaj nxënësve në klasë.

Rasti është transmetuar në emisionin investigativ "Stop". Mësuesja ushtronte dhunë psikologjike duke sharë e ofenduar nxënësit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, pasi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se gjatë zhvillimit të procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve. Po punohet për kapjen e 58-vjeçares dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit", njofton policia.

Të fundit