Flash News

E-TJERA

Bulqizë/ I vuri tritol makinës së ish-kandidatit për deputet, arrestohet i vëllai si autor i dyshuar

Bulqizë/ I vuri tritol makinës së ish-kandidatit për

Arrestohet autori i dyshuar i shpërthimit me tritol në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet, Elton Debreshi një ditë më parë në Bulqizë.

Sipas policisë, në pranga është vënë A. Debreshi 29 vjeç, i cili rezulton të jetë i vëllai i Elton Debreshit.  

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip 'Mercedez Benz', në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore””, njofton policia, por ende nuk ka detaje mbi motivet që e shtynë të riun të vendosë tritol në makinën e të vëllait.

 

Të fundit