Flash News

E-TJERA

Bulqizë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen dy persona

Bulqizë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë,
Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përfshirë në një aksident me makinë në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e fshatit Smollik në Bulqizë. Sipas ‘News 24’, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Po punohet për nxjerrjen e të plagosurve pasi terreni i thyer e vështirëson procesin. 

Të fundit