Flash News

E-TJERA

Bulqizë/ Qëllohet me armë një person teksa dilte nga xhamia

Bulqizë/ Qëllohet me armë një person teksa dilte nga xhamia

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambientet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.

Burime bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi Luan Tërnova.

Mësohet se Luan Tërnova, pasi ka raportuar ngjarjen, është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.

Të fundit