Flash News

E-TJERA

Bumçi: Shtimi i kushteve, largim nga Evropa, vendi ynë është rrënuar, nuk ka gjykata

Bumçi: Shtimi i kushteve, largim nga Evropa, vendi ynë

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti Aldo Bumçi u shpreh se kur shtohen kushtet, tregon se nuk po i afrohemi Evropës.

Bumçi: Kur shtohen kushtet, tregon se nuk po i afrohemi Evropës. Në këto 7 vite nuk ka ndodhur kurrë diçka e ngjashme, duke u bërë e paprecedentë. Qeveria ka pasur një mungesë vullneti.

Nuk rezulton se na ka penguar Evropa. Kushtet janë të tilla që të bëjnë me turp. Tregojnë se vendi ynë është rrënuar. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, se nuk është që të funksionojë mirë, por vetëm të ekzistojë, së paku me 6 persona.

Ky është një kusht bazik. Gjykatën Kushtetuese e kanë edhe vende që nuk presin të futen në BE. Ky nuk është një kusht i vështirë që ne të ankohemi, pasi është minimumi i një shteti demokratik.

Ditari politik

Të fundit