Flash News

E-TJERA

Burg për 5 të dyshuarit për inceneratorin e Fierit, mes tyre edhe zv. Presidenti i FSHF

Burg për 5 të dyshuarit për inceneratorin e Fierit, mes tyre edhe

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 5 të dyshuarit në çështjen e inceneratorëve, konkretisht në inceneratorin e Fierit.

Zv. Presidenti i FSHF-së Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zifla u arrestuan dy ditë më parë si të përfshirë në aferë.

Sipas SPAK, i shpalluri në kërkim Klodian Zoto “ka bashkëpunuar me shtetasit Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, ku kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k”.

“’Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, sipas SPAK ka përfitituar me kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Rezulton se gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Froggy”sh.p.k, me administrator Regan Merdani, “Frogy 03” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshi; “Pupa Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani; “R.B-General Servis” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani dhe “R.S.I&T Group” sh.p.k, me administrator Robert Shabani, në vlerën totale 359,490,120 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milion e katërqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.82, datë 11.11.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, janë miratuar 11 (njëmbëdhjetë) masa sigurimi personale, nga të cilat 10 (dhjetë) masa sigurie “arrest në burg” dhe 1 (një) masë sigurie ‘arrest në shtëpi’”, thuhet në dosjen hetimore.

Dy ditë më parë SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit. Ne pranga ranë 5 të dyshuar, mes tyre zv. Presidenti i FSHF Arben Dervishaj, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në mesin e personave ndaj të cilëve SPAK, lëshoi urdhër-arreste, është edhe biznesmeni Klodian Zoto i kërkuar për aferën e inceneratorëve dhe i përfolur për lidhje me ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin Lefter Koka.

 

Të fundit