Flash News

E-TJERA

Burg përjetë për Saraivën, reagon familja e Ardian Nikulajt: Drejtësia ende e paplotë

Burg përjetë për Saraivën, reagon familja e Ardian Nikulajt:

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ruben Saraivën për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, një ngjarje që tronditi Shëngjinin dhe opinionin publik.

Pas vendimit, ka reaguar familja e Nikulajt, e cila e konsideron këtë dënim si një hap përpara drejt vendosjes së drejtësisë, por jo të mjaftueshëm. Për Top Channel, ata kanë deklaruar se plagët e humbjes mbeten të hapura, sidomos për fëmijët e viktimës që po rriten pa praninë e të atit.

“Barbaria e ekzekutimit me gjashtë plumba të Ardianit nga i dënuari drejtësisë shqiptare sot Ruben Saraiva, është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë posaçërisht për fëmijët e Ardianit që po rriten pa ngrohtësinë e babait të tyre. Pavarësisht vendimit të sotëm për Ruben Saraivën ne vijojmë të jemi të lënduar nga fakti se Ardiani i trajtojë si miq që të gjithë britanikët ardhur në hotelin e tij, por në fakt ata kishin ardhur me qëllim për ta survejuar e të vritej më pas nga bashkëpunëtori i tyre Ruben Saraiva”, shprehet familja.

Familja ngre shqetësimin për mungesën e drejtësisë së plotë, duke theksuar se disa nga personat e dyshuar si të përfshirë në këtë krim, të arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 2023, ende nuk janë ekstraduar në Shqipëri.

“Ne u jemi falënderues oficerëve të policisë Lezhë që hetuan vrasjen, zyrës së Interpol Tiranës të cilët bënë gjithçka për ekstradimin nga Maroku të Ruben Saraivës, përfshi prokurorët e çështjes për çuarjen përpara drejtësisë të Ruben Saraivës por jemi të shqetësuar, nga vonesa në ekstradimin e të pesë të arrestuarve në Angli prej vitit 2023, si të përfshirë në vrasjen e Ardianit. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë drejtësi të plotë për Ardianin dhe qetësi për familjen Nikulaj, nëse nuk zbulohen dhe dalin përpara drejtësisë, urdhëruesit dhe financuesit e vrasjes”, thanë ata.

Të fundit