Flash News

E-TJERA

"Burgosi" familjen në banesë, Gjykata e Tiranës cakton 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin

"Burgosi" familjen në banesë, Gjykata e Tiranës cakton

Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbajti të mbyllur në banesë nënë, bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, është lënë në arrest me burg për 20 ditë.

Zhaboli kishte instaluar kamera për të monitoruar familjaret, si edhe bllokues valësh për të ndaluar komunikimin e tyre me persona të tjerë përmes telefonit.

Vetë nëna dhe bashkëshortja e Zhabolit kanë dëshmuar se jetonin prej një viti e gjysmë të izoluara në banesë pa asnjë kontakt nga jashtë. Bashkëshortja ka pohuar dhunën ndaj saj, madje ka thënë se Zhaboli kishte përçmim për djalin e mitur 3-vjeçar.

“Nuk merr asnjë medikament pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë, ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron, e shikon si të racës së saj, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim”, thuhej në dëshminë e bashkëshortes së 35-vjeçarit.

Të fundit