Flash News

E-TJERA

Burgosi Veliajn, gjyqtari Erjon Bani: Jemi në gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve

Burgosi Veliajn, gjyqtari Erjon Bani: Jemi në gjysmën e kapaciteteve

Gjyqtari Erjon Bani që firmosi burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, ka folur nga Tryeza për Demokracinë dhe Qeverisjen.

Bani është shprehur se drejtësia është shërbim, teksa vuri në duke se GJKKO po funksionon me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve.

“Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar. Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë”, tha Bani.

Të fundit