Flash News

E-TJERA

"Burgosja e tij, produkt i Sorosit", analisti: Rrëfimet në Kongresin Amerikan vërtetuan fjalët e Berishës

"Burgosja e tij, produkt i Sorosit", analisti: Rrëfimet në

Analisti Baton Haxhiu komentoi diskutimet në Kongresin Amerikan, ku u fol se si u përdoren fondet e USAID në Shqipëri,  për të persekutuar kreun e opozitës, Sali Berisha. 

I ftuar në Syri tv, ai tha se ky Kongres ka filluar të trajtojë një narrativë që mund të ndikojë në zhvillimet e ardhshme politike. Haxhiu u shpreh se rrëfimet në Kongresin Amerikan vërtetuan fjalët e Berishës dhe burgosjen e tij nga Soros. 

"Fakti që kongresi ka filluar dhe ka nisur rrëfimin se këto para janë përdorur dhe përmend specifikisht Sali Berishën, unë mendoj se ky është rrëfimi i parë, por ajo që do të ndikojë seriozisht ndoshta më shumë sesa veprimet konkrete është gjuha e cila e parashtërmeron opozitën pastaj e legjitimon fjalorin e Sali Berishës për të kaluarën dhe rrëfimin e tij.

Sepse kjo ndryshe interpretohet nga popullata e zakonshme kur e dëgjojnë se nga kongresi, edhe pse s’ka asnjë vendim, edhe pse është rrëfimi i parë ose nuk ka pasoja për momentin, prapë se prapë kjo është ndihmëse për narracionin e fushatës, sepse e gjitha çka ka ndodhur është ajo që ka rrëfyer Berisha për tre vjet që burgosja e tij është produkt i Sorosit dhe njerëzve të tij.
Ky rrëfim në kongres, unë mendoj se Partia Demokratike dhe Sali Berisha do ta përdorin si një rrëfim për një të vërtetë që do t’iu duhet për fushatën zgjedhore", u shpreh Haxhiu. 

Të fundit