Flash News

E-TJERA

Burimi: Ka pasur inskenime nga qeveria për të goditur Berishën

Burimi: Ka pasur inskenime nga qeveria për të goditur Berishën

Analisti Genc Burimi tha se ka pasur raste inskenimi nga qeveria Rama për të goditur Berishën.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Burimi tha se rasti i Belerit tregon se deri në çfarë pike ndodhet sot drejtësia në Shqipëri. Analisti shtoi se çështja e Belerit duhet të shihet nga dy këndvështrime: e para si shkelje penale dhe e dyta si respektim i ligjeve të Shqipërisë.

“Nuk ka pritur bota që të arrestohet Bejleri dhe të jehonë se çfarë po ndodh me vendin tonë. Ajo që më tremb mua është se ka pasur dhe të tjera inskenime jo vetëm me rastin e Bejlerit sepse dhe goditja e Berishës mund të jetë e inskenuar nga qeveria.

Kur këta sot kapen me Berishën se si shprehesh ti kundër ambasadores këta i kundërvihen një shteti që nëse e duam apo jo është pjesë e reformës në drejtësi pasi OMN është i përbërë edhe nga pjesë të Greqisë.

Nuk duhen ngatërruar dy gjëra, nëse Bejleri ka bërë shkelje penale në lidhje me cështjet nacionaliste duhet të trajtohet me këtë gjë dhe jo të ndërfuteshin pjesë nga procesi zgjedhor. Nëse Bejleri u pranua në zgjedhje do të thotë se respekton ligjet e republikës së Shqipërisë dhe jo të ngatërrohen gjerët. Çështja nacionaliste dhe ajo e zgjedhjeve janë komplet të ndryshme.

Duhet thënë që demokracitë perëndimore këto kabinetet e errta ekzistojnë, shikoni Greqinë ku fitoi Mitsotakis edhe pas skandalit të shefit të kabinetit që vuri në përgjim të gjithë gazetarët, nuk është e veçantë për Shqipërinë, por ajo që është e veçantë është heshtja dhe kjo e dallon Shqipërinë nga perëndimi”, tha Burimi.

Fredi Beleri, kandidati i ri i Bashkiës së Himarës del sot para Gjykatës së Posaçme, pasi Gjykata e Vlorë shpalli moskompetencë. Beleri u la në burg, pasi akuzohet për shit-blerje votash.

 

Të fundit