Flash News

E-TJERA

Burimi: Kurti vendosi pikat mbi ‘i’, i tregoi Ramës se nuk tallet dot

Burimi: Kurti vendosi pikat mbi ‘i’, i tregoi Ramës se nuk

Analisti Genc Burimi komentoi vizitën e Ramës në Kosovë, ku u prit vetëm nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Për Syri Tv, Burimi tha se kryeministri Albin Kurti vendosi pikat mbi “i” duke i treguar Ramës se nuk mund ta tallet me Kosovën.

Sipas Burimit, Rama nuk po tenton të qetësojë situatën por t’i hedhë bezinë zjarrit.

Burimi: E shoh si një vendosje të pikave mbi ‘i’ nga ana e Kurtit që i ka dhënë një leksion të jashtëzakonshëm Edi Ramës, që ai nuk mund të tallet në mënyrë të padënueshme me Kosovën siç po  e bën që prej shumë vitesh.

Tallja e Ramës me Kosovën ka filluar që me kohën e Haradinajt, kur ai vuri taksën 100% Serbisë dhe Rama e tallte atëherë Kosovën, i thoshte ‘e ke gabim’ , bënte aleancë me Francën dhe Gjermaninë për ta detyruar Haradinajn ta heqë atë taksë.

Më pas tallej me Kosovën , vazhdoj duke hyrë në një proces të programuar  ‘Ballkani i Hapur’ me Serbinë duke ditur fare mirë që Kosova s’mund ta pranonte për aq kohë sa Serbia nuk e njihte Kosovën, ose të paktën të njihte krimet gjatë luftës në Kosovë dhe prap Rama insistoi.

Së fundi Rama shkon dhe bën  një poshtërim maksimal kur anuloi mbledhjen e dy qeverivem që nuk ishte mbledheje për Ramën me Kurtin, por ishte mbledhje ku do të miratoheshin pikërisht ato marrëveshje të cilat Rama nuk i kishte bërë me Kosovën  dhe duke ia propozuar Ballkanit të Hapur. Duhet të kuptojmë që midis Kosovës dhe Serbisë ka ende një ‘trah’, në sensin  figurativ dhe në sensin tregtar konkret.

Të fundit