Flash News

E-TJERA

Burimi: Marrëveshja Serbi-Rusi shënjestron Italinë

Burimi: Marrëveshja Serbi-Rusi shënjestron Italinë

Analisti Genc Burimi ka thënë se marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë, ka në shënjestër Italinë.

Në një lidhje për RTV Ora, Burimi tha se nga tre kandidatët për postin e kryeministrit, Salvini dhe Berlusconi janë pozicionuar pro Rusisë, ndërsa kandidatja e vetëm femër Meloni, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

Për këtë të fundit, analisti thotë se duke mos pasur një program të qartë, mund të hyjë në partneritet me Moskën.

“Marrëvedhja Serbi- Rusi është Italia që shënjestrohet. Nga tre kokat e koalicionit fitues Salvini dhe Berluskoni janë shprehur qartazi pro Rusisë. Berluskoni para pak ditësh tha që nuk është Rusia fajtor në këtë luftë por Ukraina që e provokoi me shpresën e saj për të hyrë në NATO.  Meloni nuk prononcohet shumë është një femër që nuk ka program ekonomik. Njerëzit nuk i ushqen identiteti i ushqen ekonomia. Sot Italia nuk vuan nga identiteti. Sot Italia ka nevojë për reforma thelbësore. Kjo femër duke mos pasur mundësi të një reforma thelbësore me siguri do ti tentohet të bëjë partnership me Moskën për të pasur një gaz të lirë”, tha Burimi.

Të fundit