Flash News

E-TJERA

Burimi: Mazhoranca tashmë ndodhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve

Burimi: Mazhoranca tashmë ndodhet nën mbikëqyrjen e

Analisti Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24, ka theksuar se qeveria shqiptare nuk mund të vijojë të drejtojë vendin pas tre mandateve.

 Sipas tij, mazhoranca e tanishme ka vepruar pa pasur një vështrim ndërkombëtar, por tani është nën mbikëqyrjen e këtyre të fundit.

Burimi ka sugjeruar një reformë të thellë institucionale, duke propozuar kalimin në një mandat unik për kryeministrin për të thyer”kultin e individit” në politikën shqiptare.

 “Nëse shqiptarët hyjnë në këto zgjedhje me idenë për të mos jetuar më si më parë, duhet të mendohet një ndryshim i thellë,” tha ai.

Sa i përket SPAK, Burimi deklaroi e mbështet institucionin, por ka kundërshtuar zgjatjen e mandatit të kryeprokurorit Altin Dumanit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë demokracinë.

“SPAK nuk duhet të lidhet me individë të caktuar,” theksoi ai.

Të fundit