Flash News

E-TJERA

Burimi: Nëse Trump vjen në pushtet, Berishës i hiqet ‘non-grata’

Burimi: Nëse Trump vjen në pushtet, Berishës i hiqet

Analisti Genc Burimi ka folur për raportin e fundit që kryedemorkati Sali Berisha prezantoi mbi shpalljen ‘non-grata’ nga Britania e Madhe.

I ftuar në News 24, Burimi tha se një ambasador nuk mund të zëvendësojë kompetencat e gjyqësorit, dhe se Berisha pati forcën morale të argumentojë akuzat.

Sa i përket sanksionimit nga SHBA-të, Burimi tha se nëse Donald Trump vjen në pushtet, Berishës i hiqet sanksionimi.

“Diplomacia britanike i ka thënë avokatëve të Berishës përmbajtjen e akuzave, për të cilat ai ka qenë i aftë t’i argumentojë. Në këtë rast Berisha mu duk në një pozitë më superiore. Janë dosje aq komplekse sa më duket e paarsyeshme që një diplomaci e huaj të hyjë në kaq detaje. Kjo i dha forcë morale Berishës për t’i hedhur poshtë akuzat. Home Office është thjesht ekzekutivi në Britani dhe nuk është e vërteta. E vërteta qëndron te drejtësia.

Nuk jam duke marrë në mbrojtje Berishën, por sot ai përmend mafian e Sorosit, term që e thonë Trump, Erdogan e Orban. Berisha nuk ka asnjë kompleks kur e quan të tillë. Berisha ka të drejtë kur thotë se ekzekutivi apo një ambasador të ketë të drejtë të zëvendësoje kompetencat e gjyqësorit. Me SHBA-të Berisha është në konflikt, por me ndryshimin e administratës mund të ndodhë dhe diçka tjetër.

Nëse Trump vjen në pushtet mundet qenë njëfarë mënyre të amnistojë Berishën. Ai vetë thotë se drejtësia amerikane nuk është e drejtë as me të”, tha Burimi.

Të fundit