Flash News

E-TJERA

Burimi: Rama në Paris ripërsëriti idenë e “Ballkanit të Hapur”

Burimi: Rama në Paris ripërsëriti idenë e “Ballkanit

Analisti Genc Burimi ka deklaruar se kryeministri Rama nuk ka hequr dorë nga projekti i “Ballkanit të Hapur”.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Burimi u shpreh se Ramës nuk i bën përshtypje që Serbia nuk e njeh Kosovën.

“Rama që dikur ishte njeriu i flaktë ndaj Ukrainës, sot del kundra Europës, Macron, e britanikëve e thotë boll folët për armatim. Bëni paqe me Putin. Më bëri përshtypje ndryshimi i kursit të Ramës në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Sot u thotë europianëve mos u armatosni, bëni paqe por paqja është për një çmim shumë të lartë, të lëshosh territore.

Rama ripërsëriti idenë e tij të Ballkanit të hapur,por pa ia përmendur emrin. Atij nuk i bën përshtypje që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe po e bllokon. Kur sot Europa e quan të pamoralshme të bësh tregti me Putinin e Rusinë, ai e quan të moralshme të bësh tregti me Serbinë e cila nuk e njeh Kosovën”, tha Burimi.

Të fundit