Flash News

E-TJERA

Burimi: Rama po përdor drejtësinë që të pastrojë terrenin e tij

Burimi: Rama po përdor drejtësinë që të pastrojë

Analisti Genc Burimi deklaron se kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë që të pastrojë terrenin e tij dhe të shkatërrojë opozitën.

Duke folur në Syri tv, Burimi u shpreh, se Rama kërkon të Shabanizojë opozitën, duke ironizuar për rolin e Endri Shabanit, këto kohë në media.

‘Sigurisht që arrestimi është politik.

Sot në Itali kemi një kryeministre që po e bën rezil drejtësinë dhe gjyqësorin dhe për këtë ka edhe ankesa. Tani po them, pse ky debat qenka legjitim në Itali, në SHBA, ku Trump nga mesi deri në darkë nuk pushon së denoncuari një drejtësi të korruptuar dhe bolshevike.

Se ne në Shqipëri sot ta mbyllim gojën dhe të themi që, kjo drejtësi është e politizuar. Unë këtë denoncoj njëherë, policinë e opinionit dhe mendimit.

Merrni shembull Trump dhe Melonin, nuk po them se është gjë e mirë, por unë do të dua që drejtësia të respektohet.

Kjo drejtësi sot është në instikam me mazhorancën. Rama dje pa pikën e turpit, thotë se në veri të Europës partitë kanë qëndruar 40-50 vite në pushtet. Leje që është një mashtrim, vetëm një parti në Japoni ka bërë gjysëm shekulli, asnjë në Europë.

Sot Rama po vizaton një plan gjysëm shekullor është një tmerr, është një pakt drejtësi-Ramë për 50 vite. Është e frikshme.

Këta kanë një plan, është një plan, nuk duhen më debate me këta. Janë si një makinë që janë kurdisur dhe nuk kanë frena, duhet të heqim Berishën, Metën dhe të Shabanizojë, si quhet ai Endri Shabani dhe të mbretërojë ky për 50 vite’, tha Genc Burimi

Të fundit