Flash News

E-TJERA

Burimi: Raporti i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, kambanë alarmi për PS

Burimi: Raporti i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë,

Analisti Genc Burimi komentuar raportin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë për Shqipërinë, të cilët e vendosin theksin tek fakti, se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ pa asnjë provë.

Në Syri tv, Burimi u shpreh se ky raport është një kambanë alarmi për mazhorancën.

 “Ky raport është një kambanë alarmi mbi këtë mazhorancë që sot po krijon shqetësim edhe tek partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Ky shqetësim filloi me axhasat pas protestës së Opozitës që nuk ranë më në kurthet e dikurshme të Edi Ramës për të folur për non-gratan, për të folur për  një popull shqiptar që ngrihet kundër korrupsionit.  

Vazhdoj ky shqetësim ndërkombëtar mbi artikullin tepër të fuqishëm në shtypin francez nga gazetarë shumë të respektuar, me një titull bombastik, që e krahasonin Edi Ramën me një autokrat i cili i pëlqen perëndimorëve për arsye politike.

Sot vjen lajmi i raportit të ambasadorëve amerikanë dhe po ashtu lajmi që i bën thirrje kësaj mazhorance të respektojë pjesën parlamentare në Shqipëri. Kjo e para është alarmi. Gjëja e dytë që do të them.”

Të fundit