Flash News

E-TJERA

Burimi rendit tre arsyet pse Edi Rama mund ta sakrifikojë Erion Veliajn

Burimi rendit tre arsyet pse Edi Rama mund ta sakrifikojë Erion Veliajn

Analisti Genc Burimi ka dhënë tre arsye pse kryeministri Edi Rama mund ta sakrifikojë kryebashkiakun Erion Veliajn para zgjedhjeve të 11 majit.

Duke folur në Syri tv, Burimi është shprehur se, duket qartë që ka një luftë klanesh brenda PS-së, ku në një anë është Erion Veliaj dhe në anën tjetër Rama dhe Balluku.

"Për Ramën është frika nga Veliaj, nga europianët dhe amerikanët.

Nga Veliaj, Rama kontrollon dhe di gjithçka. Ka dashur që ti zejë vendin në kryeministri dhe në parti.

E dyta është frika nga europianët. Europianët nuk janë budallenj. Kurbani më i madh për europianët do të jetë përgjegjësi për inceneratorët. Ahmetaj që donin ta bënin theror, por ai iku. Rama mund të ju japë një llokmë gjermanëve dhe ja u gjet fajtori.

Frika tjetër është se si do të veprojë Trump pas 20 janarit me ithtatët e Sorosit. Me këtë rast thotë Rama, sakrifikova këtë që është pro Soros.

Për mua këto janë 3 gjëra që Rama ka interes për ta sakrifikuar Erion Veliajn’, tha Genc Burimi. 

Të fundit