Flash News

E-TJERA

Burimi: Takimi i dy parlamenteve thelloi ndasitë Tiranë-Prishtinë

Burimi: Takimi i dy parlamenteve thelloi ndasitë Tiranë-Prishtinë

Analisti Genc Burimi komentoi takimin e mbajtur sot mes dy parlamentëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke folur në Syri tv, ai u shpreh se ky takim thelloi ndasitë Tiranë-Prishtinë, ndërsa kryeministri Rama duhet të kuptojë se shqiptarët nuk janë më naiv.

"Gjëja pozitive në këtë takim ka pozitive vetëm se tregon bashkimin e një kombi mes dy parlamenteve dhe për këtë më bëhet qefi. Mesazhi negativ, dhe u habita ishte deklarata e përbashkët nga dy parlamentet dhe u habita se si nga prioritetet që kanë këto dy shtete, prioriteti më i madh ishte antarësimi i Shqipërisë në BE.

Gënje, mashtron... Një fjalim që nuk u shfaq në mediat Shqiptare ishte fjalimi i fundit i mbajtur nga Orban ku thuhej se Hungaria është partnere fuqishme e Serbisë, të shtyesh axhenda Europianë e Serbisë, Hungarezët bën përpjekje që të shtyhej axhenda Europiane e cdo vendi ballkanit dhe prandaj fitoj Shqipëria. Hungaria u shpreh se Shqipëria falë nesh në 6 muaj ju hapën rrugë që nuk i janë hapur prej vitesh. Hungarezët pranuan që dështuan me Serbinë, Ukrainën sepse BE-ja funksionon mbi bazën e vetos.

 Që të avancojë dosja Europiane e Kosovës duhet që këto 5 vende që se njohin ta njohin pasi nëse ka 5 shtete që nuk i njeh territoret si mund të futet në BE. Këtë si kuptoj Ramës. Rama që mbajti një fjalim në Greqi nuk tha asnjë fjalë për Kosovën, Greqia nuk i njeh territoret Kosovës", tha Burimi. 

 

Të fundit