Flash News

E-TJERA

Burimi: Veliaj, katalizator për të treguar fytyrën e vërtetë të Ramës dhe të SPAK

Burimi: Veliaj, katalizator për të treguar fytyrën e

Analisti Genc Burimi foli mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliajt.

 Duke folur në Syri tv, Burimi tha se Veliaj është thjesht një katalizator për të treguar fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe të SPAK.

"Sot nuk është problemi Veliaj. Problemi është çfarë duam ne me SPAK-un. Ngado që ta marrësh këtë situatë, SPAK-u është çështja.

Ajo që po ndodh sot, është se në një skuadër futbolli, si te Manchester City, që të gjithë si ekip nuk e dinë se çfarë po i ndodh. Edhe te SPAK-u, që nga humbja e Joe Biden, që nga humbja e Sorrosit, SPAK-u është çorientuar komplet. Është shndërruar si një avion pa busull.

Në këtë moment SPAK-u nuk e di nga t’ia mbajë. Nuk e di se çfarë urdhri do t’i vijë nga Washingtoni. SPAK-u për mendimin tim është kthyer në një instinkt vetëmbrojtjeje. Po mundohet të përmirësojë pak biografinë, pa e ditur se si do të jetë e ardhmja e amerikanëve me Shqipërinë. SPAK-u ishte një institucion që komandohej nga Rama-Blinken.

Sot Blinkeni ra dhe SPAK-u ka menduar që ‘unë nuk ha bukë’. Për të treguar se është i pavarur, po liroj Berishën pas fitores së Trump. Tani ka një dosje për Veliajn dhe thotë po e mbyll brenda dhe pastaj po ia lë ‘topin në derë Washingtonit.

Në këtë moment, Rama, si trajner i skuadrës, si Guardiola, reagon ndaj SPAK-ut se ku po shkon, jam unë ai që kontrollon dhe jo ti, ndaj filloi me kërcënime.

Dje ishte një puç, shtet brenda shtetit, ku Bashkia e Tiranës shkoi duke protestuar, ndaj SPAK që kontrollohet nga Rama”, tha Burimi. 

Të fundit