Flash News

E-TJERA

Dy persona gjenden të pajetë në Kavajë, dyshohet se u asfiksuan nga gazi

Dy persona gjenden të pajetë në Kavajë, dyshohet se u

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazi. Policia bën me dije se viktimat janë gjetur të pajetë dhe pa shenja dhune në një banesë, që gjendet në katin e dytë të një pallati në Golem, Kavajë.

Policia dyshon se asfiksia është shkaku i vdekjes, ndërsa shton se ata mund të kenë humbur jetën një ditë më parë. Viktimat janë të moshës 50 dhe 60 vjeç dhe kanë inicialet A. Ll., dhe M. J.

Dyshohet se ata kanë qenë në një lidhje, por jo të martuar sikurse u raportua fillimisht. Trupat e pajetë janë gjetur pasditen e sotme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

"Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J,  pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit