Flash News

E-TJERA

“Burri jot ma solli, a punon prokuror? ”, përplasje në Kuvend mes Bardhit dhe Felajt

“Burri jot ma solli, a punon prokuror? ”, përplasje në

Kreu i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi është 'përplasur' me tone të ashpra me drejtuesen e seancës parlamentare, Ermonela Felaj.

Teksa mbante fjalën Guvernatori i Bakës së Shqipërisë Gent Sejko, Bardhi kërkoi të fliste nga vendi.

Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulte, por pas kësaj Bardhi e akuzoi se është e marrë peng nga bandat. 

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë

Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq

Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat

Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?

Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime

Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj

Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.

Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë

Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon prokuror? Më solli dosjen për guvernatorin

Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike

Të fundit