Flash News

E-TJERA

"Burri më i madh pas Skënderbeut", pas përplasjeve te zyrat e FRD-së, del këngë për Presidentin: Jetë të gjatë o Ilir Meta

"Burri më i madh pas Skënderbeut", pas përplasjeve te
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka qenë në fokus të opinionit publik ditët e fundit. Përplasjet që ndodhën te zyrat e FRD-së dhe reagimin i gjerë në rrjetet sociale nuk janë të vetmet.

Së fundmi, Kreut të Shtetit i është kushtuar edhe një këngë nga rapsodi Gëzim Ahmetaj.

Ky i fundit e quan Metën një "një burrë të madh" që ka bërë shumë për Shqipërinë. Madje shkon më tej, teksa në vargjet e këngës thuhet se pas Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka pasur burrë "më të madh" se Ilir Meta.

Lavdet që Ahmetaj i ka kushtuar Presidentit nuk mbarojnë me kaq. "Patriot me gjak shqiptari, jetë të gjatë o Ilir Meta", janë disa nga vargjet e këngës së publikuar një ditë më parë nga rapsodi.

Kënga me titull “Jetë të gjatë o Ilir Meta”, shoqërohet nga një klip, në të cilin janë bërë bashkë disa nga deklaratat më të forta të Kreut të Shtetit, ku mbizotërojnë momente nga protesta e 2 marsit të vitit të kaluar.

Sidomos ato momente, ku Meta ka bërë simbolin e Shqiponjës.

Të fundit