Flash News

E-TJERA

Burri bën për spital gruan në Tiranë, në kërkim 43-vjeçari

Burri bën për spital gruan në Tiranë, në kërkim

Një person ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij në Tiranë dhe më pas është larguar.

Policia njofton se gruaja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa po punon për kapjen e A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec).

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2023, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.

Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit