Flash News

E-TJERA

Bushat/ Zjarri në landfill aktiv prej 24 orësh, tymi toksik mbulon zonën

Bushat/ Zjarri në landfill aktiv prej 24 orësh,  tymi toksik mbulon

Zjarri në landfillin e mbetjeve në Bushat vijon të jetë aktiv edhe pas më shumë se 24 orësh, ndërsa sot një re e madhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën përreth.

Forcat zjarrfikëse të bashkive Vau i Dejës dhe Shkodër kanë punuar gjatë gjithë natës në një përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, të cilat janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Operacioni për shuarjen e zjarrit po has vështirësi për shkak të terrenit dhe natyrës së materialit që digjet, çka e ka bërë ndërhyrjen komplekse dhe të zgjatur në kohë.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, ka siguruar se nuk ka rrezik për banesat e afërta.

Sidoqoftë, shqetësimi kryesor mbetet ndotja e ajrit nga tymi i dendur dhe mundësia e riaktivizimit të vatrave të reja të zjarrit.

Të fundit