Flash News

E-TJERA

Bushati: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga qeveria e Tiranës

Bushati: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga qeveria e Tiranës

Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryeministrit Edi Rama, kur tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po merr thika pas shpine nga Tirana.

I ftuar në studion e “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se qeveria Rama po luan me një terren të minuar, dhe është hera e parë që Kosova merr thika në mënyrë të vazhdueshme nga qeveria e Tiranës.

“Në rrafshin gjeopolitik ndodhi lufta në Ukrainë që shtoi interesin e amerikanëve për t’ia tërhequr Beogradin Putinit, dhe kjo ndoshta po bëhen në kurriz të Kosovës. Është hera e parë në 30 vjet që një qeveri e Kosovës merr në mënyrë të vazhdueshme thika pas shpinës nga qeveria e Tiranës, është një qeveri që luan në terren të minuar”, tha Bushati.

Të fundit