Flash News

E-TJERA

Bushati: Hera e parë që kemi një hetim me një tender, të lidhur direkt me Ramën

Bushati: Hera e parë që kemi një hetim me një tender,

Gazetari Andi Bushati deklaroi se është hera e parë që kemi hetime për një tender i cili është i lidhur direkt me Edi Ramën.

I ftuar në Syri Tv, Bushati tha se kjo është hera e parë që kemi një tender të lidhur direkt me Ramën.

"Unë s'di t'i përgjigjem me po apo jo që Rama akoma, apo ka hyrë dhe një faktor tjetër, por ama, rasti Balluku, që është dhe aktualiteti për të cilin jemi këtu këto ditë, ka treguar ose ka dhënë shenja, jo përfundimtare, që duket sikur Ramës i është thyer pak mekanizmi.

Në ç'kuptim Ramës i është thyer mekanizmi? Deri tani, çfarë kemi pasur? Kemi pasur Ahmetaj që thotë vetë ai për pllakat e grave të mia. Beqja për fatura restoranti, Ter Koka për paratë që i ka çuar çunit në bankë, Erjon Veliaj për fustanet e Ajolës.

Është hera e parë që kemi një hetim për një tender me të cilin është i lidhur direkt Edi Rama. Tuneli i Llogarasë nuk janë as fustanet e Ajolës, as pllakat e Arben Ahmetajt. Pra, këtu kemi një thyerje nga viza, nga vija pesëvjeçare e SPAK-ut", tha Bushati.

Të fundit