Flash News

E-TJERA

Bushati: Jemi në fazën e fundit Rama-Vuçiç për të zhdukur çdo lider të Kosovës

Bushati: Jemi në fazën e fundit Rama-Vuçiç për

Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimin për të anuluar mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë e cila do të mbahej sot në Gjakovë.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati tha se tashmë kemi hyrë në fazën e fundit Rama-Vuçic për të zhdukur çdo lider të Kosovës.

Bushati tha se si Rama ashtu edhe Vuçiç duan të tregojnë se janë lider të fortë, që herë duan të ndajnë Kosovën dhe herë duan të bëjnë “Ballkan të Hapur”. Analisti tha se drafti i propozuar nga Rama e mbështet Vuçiçin, pasi propozon atë që ai kërkon: asosacionin.

“Albin Kurti është futur sanduiç mes dy njerëzve që kanë plan herë të ndajnë Kosovën e herë të bëjnë Ballkan të Hapur, jo sepse kanë parime, por sepse duan të tregojnë që ne të dy jemi njerëzit që vendosim për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjën e për të tjerë, pra ne jemi dy liderët e fortë të Ballkanit.

Po të shohësh të gjitha lëvizjet janë të rakorduara. Bën një hap Vuçiç, hedh dy hapa Rama, kjo ka ndodhur dhe sot dhe aq më tepër me asociacionin. Pra, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë del dhe paraqitet me plan për asociacion. Marrëveshja me 12 pika për normalizim ka shumë pika të tjera. E vetmja pikë që i intereson Vuçiçit është pikërisht kjo, asociacioni dhe Rama mbështetjen e jep pikërisht te kjo pike”, u shpreh Bushati.

Të fundit