Flash News

E-TJERA

Bushati: Kemi kaluar nga demokracia në një formë autokratike, rrezikojmë edhe diktaturën

Bushati: Kemi kaluar nga demokracia në një formë autokratike,

Analisti Andi Bushati komentoi situatën politike në Shqipëri.

I ftuar në MCN, ai e përshkroi shtetin si një regjim që ka kaluar nga demokracia në një formë autokratike, deri në diktatorial.

Në analizën e tij, Bushati theksoi se shteti është zhvendosur përtej një regimi autokratik dhe ka marrë përmasa të tilla që mund të cilësohen si diktatoriale.

"Ka shumë raste që tregojnë se ne jemi në një sistem autokratik, që mund të shkojë edhe deri në diktaturë. 

 Ky proces është gjithnjë e më i dukshëm, sidomos me përpjekjet për përvetësimin e drejtësisë dhe kontrollin e institucioneve shtetërore nga një qeveri e vetme.

A jemi ne afër Putinit, Erdoganit dhe Aliyev? Apo jemi në një regjim më të afërt me demokracitë e perëndimit si Gjermania, Franca apo Italia? kjo është një pyetje kyçe për të kuptuar se në çfarë regjimi jetojmë", tha Bushati. 
 

Të fundit