Flash News

E-TJERA

Bushati: LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash

Bushati: LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash dhe sipas tij, këto zgjedhje treguan se kur do shteti të kapë atë që shkel ligjin e kap. 

Bushati shtoi më tej se shteti nuk u tregua simetrik gjatë kësaj fushate, pasi arriti të kapte vetëm rastet e rivalëve dhe jo të sajat.

“Jemi kthyer në shoqëri hipokrite. LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash. Këto zgjedhje treguan se kur shteti, SPAK, kur do e kap hajdutin, por s’u tregua simetrik,  ndaloi LSI por jo gjithë banditët e tjerë. Qoftë Meta,  qoftë një prokuror kur fillon bërtet unë jam i prirur të dëgjoj zërin e lartë . Denoncimet në SPAK kanë shkuar para se Ilir Meta të fliste për sfurqet”, tha Bushati në "Open".

Para zgjedhjeve, policia e shtetit kapi disa raste të blerjes së votës që i përkisnin LSI-së, por pas zgjedhjeve ka pretendime nga PD dhe LSI se ka qenë PS ajo që ka blerë vota.

Të fundit