Flash News

E-TJERA

Bushati: Mesazhet e Escobar në Tiranë, me tonalitet më të ulet se Yuri Kim

Bushati: Mesazhet e Escobar në Tiranë, me tonalitet më të

Analisti Andi Bushati ka komentuar vizitën dhe mesazhet nga i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot në Tiranë.

Sipas Bushatit mes mesazheve të Escobar dhe pritshmërive që ishin “fryrë” në Shqipëri ka një diskordancë

“Kemi dy javë në Shqipëri që dëgjojmë dy ditë para Kuvendit do të arrestohet Berisha, prisni se do vijë Escobari e do bëjë namin”, tha Andi Bushati në emisionin “Shock”, në Euronews Albania.

Analisti tha se Escobari ka thënë fjalë të përgjithshme, ku mund të kishte mesazhe të koduara për shpalljen non-grata të Sali Berishës, por jo ndonjë mesazh të qartë, siç pritej në Tiranë.

Madje, ai tha se tonaliteti i Grabriel Escobarit ishte më i butë se ai i ambasadores Yuri Kim, në mesazhet që ajo ka dhënë në Shqipëri për këtë temë.

Nëse bëjmë një bilanc, mesazhi i Escobar, është në tonalitet, në ngjyrim dhe në fortësi, shumë më i butë sesa mesazhet lokale që ka dhënë ambasadorja Yuri Kim”, u shpreh Andi Bushati.

Të fundit