Flash News

E-TJERA

Bushati: Molotovi e vetmja zgjidhje për opozitën, i kanë mbyllur çdo derë

Bushati: Molotovi e vetmja zgjidhje për opozitën, i kanë mbyllur

Analisti Andi Bushati ka komentuar protestën kombëtare të organizuar nga opozita sot.

I ftuar në Syri tv, ai tha se përdorimin e molotovit nga ana e protestuesve e sheh si të vetmen zgjidhje të lënë nga qeveria.

  "Nëse opozita shkon në parlament për opozitë konstruktive , çfarë ju ndodh? Kërkojnë interperlancë me Ramën, jo i thonë ik s'ka interplerlancë.

Kërkojnë komisione hetimore, i thonë nuk bëhet, ndërrojnë dhe ligjin pastaj.

Kërkojnë Gjykatë Kushtetuese, jo nuk ka gjykatë.!

Del tjetri dhe thotë që “ministri i brendshëm e ka vëllain trafikant e fusin në burg".

Pra nuk është se kjo opozitë nuk është përpjekur ta luajë rolin e opozitës konstruktive .

Këtu Ilir Meta me partitë e vogla beri grevë në Parlament dhe nuk u përjashtuan 25 veta me një dorë nga Parlamenti.

Pra këtu duhet të kuptojmë se nuk është kjo opozitë që ka shkuar te molotovi, e kanë detyruar, dënuar, të shkojë te molotovi se i  kanë mbyllur çdo hapësirë që opozitat kanë në vendet demokratike normale", tha Bushati. 

Të fundit