Flash News

E-TJERA

Bushati: Nëse demokratët votojnë rikthimin e Berishës, këtë s’e pengon dot askush

Bushati: Nëse demokratët votojnë rikthimin e Berishës,

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha pasi shpalli kandidaturën e tij për të kandiduar për kreun e PD.

Duke folur në emisionin “Shock” në Euronews Albania, Bushati tha se për këtë lëvizje të Berishës vendimi i takon shumicës së demokratëve dhe këtë gjë nuk mund ta zhbëjë askush.

Unë nuk e dua modelin e Berishës, por nëse demokratët e duan nuk ka bir nëne t’u thotë se nuk zbatohen këto rregullat. Rregullat janë të përbashkëta. Ata thonë nëse jemi shumicë duam që zëri ynë të dëgjohet”, tha Bushati.

Bushati edhe pse tha se i duket kthim mbrapa që Berisha të kthehet në krye të PD, shtoi se nëse vendosin demokratët për këtë gjë nuk mund të pengohet në mënyrë të paligjshme.

Po u bënë shumicë kanë të drejtë të marrin selinë pavarësisht se si na duket neve prirja e tyre politike. T’i thua PD shkatërrohet po fitoi Berisha dhe unë dyshoj kështu por vendosin demokratët”, tha ai.

 

 

Të fundit