Flash News

E-TJERA

Bushati: Një vend me dy ministra të përfshirë në afera droge është larg kritereve të BE

Bushati: Një vend me dy ministra të përfshirë në afera

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Shqipëria nuk i përmbush kriteret për t’u futur në BE pasi drejtohet nga një qeveri e cila nga 4 ministra të Brendshëm dy i ka pasur të përfshirë në afera droge.

Duke folur gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania, Bushati tha se kapja e shtetit nga krimi në Shqipëri është një nga arsyet pse vendit tonë i refuzohet hapja e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa ka komentuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

“Nuk ka demokraci që nuk ka krim, nga Amerika deri në Greqi krimi është aty. Puna është si qeveria sillet ndaj krimit. Nëse nga 4 ministra të Brendshëm 2 i ke të implikuar në afera droge, nuk je si holandezët pavarësisht sa drogë kalon në portet e saj. Kur dy ministra të Brendshëm i ke të përfshirë në afera droge, ky vend nuk është në kritere për t’u futur në BE, por është në kritere për t’u izoluar me tela me gjemba”, tha analisti Bushati.

 

Të fundit