Flash News

E-TJERA

Bushati sulmon deputetët e Alibeajt: O pazarxhinj të ndyrë si ata të “kërporatave”

Bushati sulmon deputetët e Alibeajt: O pazarxhinj të ndyrë si ata

Analisti Andi Bushati i ka konsideruar pazarxhinj, deputetët demokratë që mbështesin Enkelejd Alibeajn. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë më demokratët edhe pse janë në Kuvend me votat e tyre.

Bushati u shpreh për “Euronews Albania” se këta deputetë nuk meritojnë të jenë në Kuvend.

“Më e keqja është se këta janë gjysma e deputetëve që po dalin ca langaraqë, pazarxhinj më të ndyrë se ajo e ‘kërpëratave’. Do respektoja çdo njeri që do thoshte nuk është Berisha e ardhmja e opozitës.

Por këta janë vemje, nul, janë njerëz që nuk mund të diskutohen politikisht dhe këta përbëjnë gjysmën  e deputetëve. Janë langaraqë, janë plehra, s’meritojnë të jetë aty, hanë bukën e njerëzve që kanë ngrënë dru kot”, tha Bushati.

 

Të fundit