Flash News

E-TJERA

Bushati: Po të ishte Meta spiun, Rama të jepte dorëheqjen se LSI e bëri kryeministër

Bushati: Po të ishte Meta spiun, Rama të jepte dorëheqjen se LSI

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar një hipokrizi sjelljen e mazhorancës në raport me kërkesën e Autoritetit të Dosjeve për Kuvendin e Shqipërisë lidhur me agjentin e ish-Sigurimit me inicialet I.M.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24, Bushati theksoi se nëse Ilir Meta ka qenë vërtet spiun i ish-Sigurimit siç pretendon qeveria dhe kryetarja e Kuvendit, atëherë kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi ka ardhur në pushtet në 2013 me votat e LSI-së.

“E zëmë se Ilir Meta ka qenë spiun. Edi Rama duhet të dilte sot dhe të thoshte unë kam ardhur në qeverie me votat e një spiuni, unë votova për president një spiun dhe unë atëherë po iki nga pushtetit së bashku me këtë spiunin.

Faji është individual kur bën fajin, por kur fajin e kthen në frymë politike, nuk është më ashtu. Kllufi që vërtiten të gjithë këta është I pafajshëm, nuk shkon kjo”, tha Bushati.

 

 

 

Të fundit