Flash News

E-TJERA

Bushati: Presidenti i ri do të dalë nga “shtrati politik” i Ramës

Bushati: Presidenti i ri do të dalë nga “shtrati politik”

Analisti Andi Bushati është i bindur se Presidenti i ri i vendit do të dalë nga “shtrati politik” i Edi Ramës.

I ftuar në studion e “Shock” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se nesër socialistët do të hapin zarfet sekrete duke legjitimuar lojën e nisur një muaj më parë.

“Besoj se nesër do hapen zarfet sekretë. Por, ashtu siç ishte para një muaji një lojë, edhe nesër Kryesia e Partisë Socialiste do të jetë një lojë. Presidenti i këtij vendi ashtu si shumë ministra të qeverisë, do të dalë nga shtrati politik i Edi Ramës. Mblidhet apo jo Kryesia e PS-së nuk është shumë e rëndësishme. Do kemi një njeri të vendosur nga Edi Rama”, tha Bushati.

 

Të fundit