Flash News

E-TJERA

Bushati: Prokurori që nuk hetoi ngjarjen në Elbasan u emërua në SPAK

Bushati: Prokurori që nuk hetoi ngjarjen në Elbasan u emërua

Analisti Andi Bushati ka denoncuar se prokurori që nuk hetoi ngjarjen e ndodhur para 25 prillit në Elbasan është emëruar në SPAK.

Duke komentuar ngjarjet e kryesore të vitit 2021, Bushati e lidh këtë denoncim me mungesën e hetimeve për manipulimet e zgjedhjeve

Bushati: Aftësi fantastike për të manipuluar zgjedhjet dhe një manipulim që sot jemi më të ftohtë për ta analizuar dhe për ta parë. E mendoj kështu duke nisur, e mbani mend se sa herë e debatuam nbgjarjen e Elbasanit, a të doli ai prokurori që gënjeu publikisht, sot e ke pjesëtar të SPAK dhe kuptohet pse SPAK nuk vijoi të hetojë manipulimet e zgjedhjeve, kartat që u gjetën aty, paratë që u gjetën në makinë.

Do të kuptosh pse nuk u hetuan patronazhistët, pse nuk u hetuan paratë publike që u hodhën në lumë dy muajt e fundit. Mua kjo nuk më shqetësonte. Është një gjë në këndvështrimin tim që është shumë më e rëndë. Shqipëria e zgjedhjeve ’96, 2001 që ishin kasaphana zgjedhore filloi të krijojë një ekuilibër me zgjedhjet e 2005, Nano dorëzoi pushtetin me votë, në 2013 Berisha dorëzoi pushtetin.

Ne hymë në një cikël tani ku drejtohemi nga njerëz që nuk pranojnë më të dorëzojnë pushtetin me votë dhe kjo është e keqja jo se Rama mori dhe një palë vjedhje.

Të fundit