Flash News

E-TJERA

Bushati: PS do ishte shuar nëse nuk do kishte bërë aleancë me krimin

Bushati: PS do ishte shuar nëse nuk do kishte bërë aleancë

Analisti Andi Bushati i cilësoi listat e PS në Durrës si skandaloze, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi vota të mbledhura nga individë të dyshimtë.

Sipas tij, një pjesë e madhe e atyre që kanë kontribuar në këto vota sot ose janë larguar ose ndodhen në burg.

Bushati shtoi në Syri tv se Rilindja nuk do të kishte mbijetuar në politikë.

"Lista e Durrësit ka qenë listë skandaloze, po t’i bësh të gjithë ata që ikën, janë 30 mijë vota të cilat janë mbledhur nga njerëz ose që kanë braktisur listën, ose që janë sot në burg.

Është çmenduri.

Tani, Ramës ato 30 mijë vota i duhen prapë, me kë do i mbledhë?
Padyshim me të njëjtin kontingjent. Disa emra i ka ndërruar, këtë nuk e ëndërroi, por filozofia mbetet e njëjtë.

Rama do ishte me kohë jo në opozitë, por s’do ishte më as në Partinë Socialiste. Rilindja do ishte shuar, nëse nuk do kishte bërë prej kohësh aleancë me krimin", tha Bushati. 

 

Të fundit