Flash News

E-TJERA

Bushati: Rama e shëtiti Alabbarin me helikopter nëpër Shqipëri

Bushati: Rama e shëtiti Alabbarin me helikopter nëpër

Analisti Andi Bushati i gjithë shteti është vënë në funksion të Mohamed Alabbar, investitori që do të zbatojë projektin e Portit të Durrësit .

I ftuar në “Now” në Euronews Albania, Bushati tha se ka qenë Rama ai që e solli në Shqipëri Alabbarin dhe e shëtiti me helikiopter.

Sipas analistit, kryeministri vendos se kush është investitor strategjik.

"I gjithë shteti vihet në funksion të këtij njeriu që kur e solli Rama e shëtiti me helikopter nëpër Shqipëri. Vendos Rama se kush investitor do të zgjedhë për Shqipërinë. Çfarë po del tani me inceneratorët, kanë vjedhur kanë bërë kërdinë dhe del kryeministri në Komision dhe thotë kush ka vjedh le të përfundojë  në burg. Por ai është atje që të bëjë kushte dhe procese që të reduktojë hapësirën e atyre që duan të vjedhin", tha ai.

 

Të fundit