Flash News

E-TJERA

Bushati: Rama ka 1001 krime mbi supe, por jo në 21 janar

Bushati: Rama ka 1001 krime mbi supe, por jo në 21 janar

Analisti Andi Bushati deklaron se kryeministri di Rama ka 1001 krime mbi supe, por jo në 21 janar.

Duke folur në Euroneës Albania, analisti thotë se problemi me Edi Ramën është që iu serviri shqiptarëve Agron Malajn për kryebashkiak, një njeri të grupit të zjarrit që ka marrë katër rroga shpërblim për katër të vrarë.

“Problemi me Edi Ramën nuk është me reformën në drejtësi. Është që iu serviri shqiptarëve për kryebashkiak një njeri të grupit të zjarrit që ka marrë katër rroga shpërblim për katër të vrarë. Ky është krimi politik, moral dhe çfarë të duash i Edi Ramës,” – deklaroi Bushati.

Ai iu referua kreut të Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili asokohe ka qenë pjesë e Gardës.

Sa i takon drejtësisë për 21 janarin, analisti tha se diçka e tillë s’do të ishte e mundur as po të jepte urdhër Rama. Sipas tij, personat përgjegjës për zbatimin e reformës në drejtësi janë të paaftë.

 

Të fundit