Flash News

E-TJERA

Bushati: Rama kontrollon SPAK-un, edhe pse nuk vendosi atë që donte në krye

Bushati: Rama kontrollon SPAK-un, edhe pse nuk vendosi atë që donte

Analisti Andi Bushati shprehet i bindur se qeveria Rama kontrollojnë SPAK-un, edhe pse ky i fundit nuk arriti që të vendoste në krye të këtij institucioni, kandidatin që kryeministri u tha në media se preferonte.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se Rama ka tentuar që në çdo institucion të vendosë “kukullat” e tij.

“Mbetet një mister në fakt. SPAK-un nuk e ka lënë, SPAK-un prapë e kontrollon qeveria, por Rama nuk arriti të vërë atë që donte. E rëndësishme është tentativa.

Pra, tentativa është për të vendosur kukulla personale, qoftë edhe Presidentin e Republikës, kemi një personalizim të skajshëm të shtetit nga Edi Rama. Disa ishuj të fundit që i kanë mbetur, janë disa ishuj të papërfillshëm mediatik”, theksoi ai.

 

Të fundit