Flash News

E-TJERA

Bushati: Rama po vendos kufij drejtësisë, Brukseli e kuptoi më në fund

Bushati: Rama po vendos kufij drejtësisë, Brukseli e kuptoi më

Gazetari Andi Bushati ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të vendosur kufij ndaj drejtësisë.

Bushati tha në “Çim Peka Live” në Syri Tv se për herë të parë që nga nisja e Reformës në Drejtësi, po shihen përplasje të drejtpërdrejta mes Ramës dhe Bashkimit Europian, të reflektuara në deklarata diametralisht të kundërta për imunitetin dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

“Qëndrimet e Ramës janë në të njëjtën linjë që kur ka nisur çështja Balluku. Në ç'kuptim? Në kuptim që sot të gjithë e kanë të lehtë ta marrin vesh që nuk ishte as çështja e grushtit të shtetit, nuk ishte as kompetenca midis pushteteve, ishte një dëshirë e Ramës për t'i vënë kufij drejtësisë pas gjithë atyre kohëve. Dhe në këtë kuptim jemi të qartë. Këtë që kemi kuptuar ne dhe shumë shqiptarë, me sa duket më në fund e ka kuptuar dhe Brukseli. Në ç'kuptim e ka kuptuar Brukseli? Sot janë bërë dy deklarata paralele. Ato që Rama bëri në Tëitter dhe me deputetët e tij dhe ato që bëri Komisioni Europian. Po të analizosh radhë për vjedhë dhe fjalë për fjalë të dy tekstet, ëh kupton që ka diferenca themelore. Për shembull Rama thotë që çështja e imunitetit të Ballukut nuk është urgjente. Brukseli thotë imuniteti duhet trajtuar menjëherë. Rama nga ana tjetër lë të kuptohet qartë që ne nuk do ja heqim imunitetin Ballukut sepse tani meqë fabula e pezullimit ka rënë, njeriu nuk mund të marri, nuk mund të ndëshkohet për dy gjëra. Brukseli thotë, i tërheqim vëmendjen atyre që tentojnë të pengojnë gjykatat dhe prokurorinë”, deklaroi Bushati.

Të fundit