E-TJERA

Bushati ‘shpërthen’ ndaj diplomatëve: S'do dëgjojmë p*rdhët e tyre, bëjnë pazar 3 vite e ikin

Bushati ‘shpërthen’ ndaj diplomatëve: S'do

Analisti Andi Bushati ka folur ashpër teksa iu referua ndikimit të diplomatëve të huaj perëndimorë dhe amerikanë në Shqipëri.

I ftuar në studion e ‘Open’ në News 24, Bushati tha se të gjithë diplomatët janë kalimtarë dhe se të dëgjosh opinionet e atyre që janë kalimtarë, nuk na bën një vend properëndimor.

Analisti u shpreh se ka një hendek të madh mes të qenit krah Perëndimit dhe atyre që servilosen, teksa theksin e vuri mbi faktin se jo gjithmonë duhet marrë parasysh ajo çka thonë diplomatët.

“Jam dakord dhe i besoj ata që kanë këtë diskurs properëndimor, por çfarë properëndimor? Padyshim të jemi në NATO, t’i vëmë sanksione Rusisë, këtu jemi properëndimor. Por të dëgjojmë, më falni për shprehjen, p*rdhët e çdo diplomati që vjen, bën pazarin tre vjet dhe ikën, s’jemi as pro dhe as kundër perëndimor.

Kush e mendonte që Berishës do i vinte Xhorxh Bush në zyrë? Asnjëri! Kush e besonte që kampioni i sotëm i Amerikës Edi Rama, para 9 vitesh ta shpallte që ushqente celula antiamerikane? Të gjithë diplomatët kalimtar, këtyre u duhet thënë dhe jo kur mendojmë se kemi të drejtë. Por nëse shumica e shqiptarëve janë për të mbajtur aksin properëndimor, po patjetër!

Por midis të qenit properëndimor dhe b*thlëpirës, është një hendek i madh dhe duke qenë pro të parës, nuk justifikon të dytën”, tha Bushati.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është kritikuar shpesh për ndërhyrjet e saj në punët e brendshme të politikës shqiptare, e sidomos në situatën e Partisë Demokratike.

Politikanë, analistë dhe diplomatë të njohur janë shprehur se ambasadorja nuk duhet të ndërhyjë në politikën e brendshme të një partie, nuk duhet të jetë e njëanshme, por neutrale. Kim është konsideruar edhe si ‘krah i djathtë’ pasi ambasadorja i ka kursyer gjithmonë kritikat për qeverinë Rama.

Të fundit