Flash News

E-TJERA

Bushati: SPAK nuk guxon të prekë Ramën, Veliaj është vetëm një ingranazh i parëndësishëm

Bushati: SPAK nuk guxon të prekë Ramën, Veliaj është

Analisti Andi Bushati ka shfaqur skepticizëm të fortë ndaj mundësisë që SPAK të ndërmarrë goditje të vërteta ndaj drejtuesve të Partisë Socialiste, e aq më tepër ndaj vetë kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati deklaroi se Shqipëria është kthyer në një regjim autokratik, ku çdo pushtet është përqendruar në duart e një personi të vetëm

Sipas tij, Rama ka shkatërruar çdo institucion kolegjial dhe e ka zhdukur pavarësinë e drejtësisë, duke i kthyer PS-në, gjykatat, prokuroritë dhe mediat në vegla të bindura të sistemit të tij.


Bushati e cilësoi Veliajn, një nga figurat më të spikatura të PS-së, si një ingranazh të papërfillshëm në mekanizmin e ndërtuar nga Rama. Ai shtoi se edhe goditjet ndaj drejtuesve të tjerë të PS-së, si Veliaj apo Taulant Balla, nuk do të kishin asnjë vlerë në prishjen e këtij sistemi.


“Veliaj ka pasur ambicien e një bythëlëpirësi, si shumë të tjerë. Por edhe nëse futet në burg, vota e PS nuk cenohet. Nuk kemi të bëjmë më me një parti kolegjiale, por me një strukturë që funksionon në shërbim të një njeriu të vetëm. Bandat, mediat, paratë dhe tenderat janë nën kontrollin e tij,” u shpreh Bushati.


Ai theksoi se testimi i vërtetë për SPAK do të ishte goditja e vetë Ramës, por për sa kohë regjimi mbetet autokratik, një drejtësi e pavarur është e pamundur.p


“SPAK-u i sotëm nuk ka asnjë shans të funksionojë në një sistem që varet nga një i vetëm. Nëse do kishim një SPAK të vitit 2015, që godet Berishën, Metën apo Veliajn, do ishte ndryshe. Por sot gjithçka është e paralizuar nga ky mekanizëm,” përfundoi Bushati.


Pyetja mbetet: A do të ketë drejtësia kurajën për të prekur bërthamën e vërtetë të këtij sistemi? Apo gjithçka do të mbetet një lojë shahu ku gurët e vegjël sakrifikohen, ndërsa autokrati qëndron i paprekur?

Të fundit