Flash News

E-TJERA

Bushati: SPAK tregoi se duhet të godasë deri aty ku politikanët s’preken

Bushati: SPAK tregoi se duhet të godasë deri aty ku politikanët

Analisti Andi Bushati ka folur për operacionin më të fundit të SPAK ku janë lëshuar 21 urdhër-arreste, ku përfshihen edhe disa ish-funksionarë të sistemit të drejtësisë.

I ftuar në Syri tv, Bushati tha se SPAK merret me largimin e vëmendjes, sa kohë që nuk rend pas politikanëve. Sipas Bushatit SPAK tregoi se deri në ç’pikë duhet të godasë,

"Nuk dimë për çfarë i kanë thirrur gazetarët dhe çfarë i kanë bërë arrestimet. S’ka informacion zyrtar nga SPAK. Nuk dimë akuzat për kolegët tani, po marr më të rëndën, maksimumi që mund të bëjë një gazetar,  të japë informacione të rreme në favor të bandave.

Nëse ne kemi këtë standard të drejtësisë, që japim info të rreme, merret SPAK, mendo çdo kishte bërë më të tjerët. Ata janë vrima e fundit. Është që një komunitet lokal, një qytet ku u korruptokan gazetarë e njerëz të drejtësisë, vetëm politikanë jo. Tani hyjmë të fabula e peshqeve të vegjël e të mëdhnej.

Pa pasur informacione, SPAK ka leje të godasë deri në një pikë të caktuar. Nga heronjtë e fëmijëve tanë, kthehen në burrat e tredhur të grave të tyre.

Këta të SPAK sa herë bëjnë ndonjë gropë që duhet mbuluar, atëherë ka urdhër arrest për Erion Veliaj. Harrohet goli që kanë bërë. Keq që e arrestuan Metën, po ky Erioni…pa prekur politikanët", tha Bushati. 

Të fundit