Flash News

E-TJERA

Bushati thumbon: Fluturimet me Kanadanë gati, vetëm mos kërkojnë Belën pa pasaportë

Bushati thumbon: Fluturimet me Kanadanë gati, vetëm mos

Gazetari Andi Bushati ka reaguar me nota ironie pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi efektet e vendimit të GJKKO-së për largimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

Sipas Bushatit, ndërsa politika po merret me interpretimin e vendimeve, vendimi i Kushtetueses “paska të paktën një anë të mirë”.

“Do fillojnë më shpejt fluturimet me Kanadanë,” shkruan ai me humor.

Bushati shton se problemi i vetëm që mund të lindë është nëse “kanadezët kërkojnë Belën pa pasaportë, që bisedimet të vijojnë në vendin e tyre”.

“Vendimi i kushtetueses e ka se paku nje ane te mire. Do fillojne me shpejt fluturimet me Kanadane.

Halli eshte vetem se mos kanadezet i kerkojne Beles, pa pashaporte, qe bisedimet te vijojne ne vendin e tyre.

Ne kete rast do duhej te fillonte nje fushate e re, kunder grushtit ajror te shtetit”

Të fundit