Flash News

E-TJERA

Bushati: Tre arritjet kryesore që i njoh Ramës; Baton Haxhiu ka një kritikë për kryeministrin

Bushati: Tre arritjet kryesore që i njoh Ramës; Baton Haxhiu ka
Andi Bushati, Baton Haxhiu

Analisti Andi Bushati ka folur për tre arritjet që i njeh kryeministrit Edi Rama gjatë qeverisjes 8-vjeçare. Bushati renditi mos zhvendosjen e ambasadës shqiture në Jerusalem, ndërtimin e Lungomares në Vlorë dhe mbylljen e lojërave të fatit.

“I njoh votën në diplomaci për të mos çuar ambasadën në Jerusalem, është akt i fortë. Më pëlqen pedonalja e Vlorës. E përshëndes megjithëse nuk është totalisht e zbatueshme akti për të mbyllur lojërat e fatit”, tha ai për "Euronews Albania".

Ndërsa Baton Haxhiu ka evidentuar një kritikë për shefin e qeverisë. Ai e quajti Ramën megaloman, duke shtruar se për këtë arsye ka bërë disa gabime gjatë qeverisjes.

“Mendoj që kritika e vetme që do i bëja është që të përkushtohet në 2-3 projekte të forta ose 3-4 projekte që i takojnë një mandate dhe natyrshëm nuk do ta zhvendoste krejt qeverisjen e tij siç ishte në projektin e 100 fshatrave. E meta e Ramës është që projektimin kohor të ndryshimit e bën vetëm brenda mandatit të tij duke përfshirë shumë projekteve.

Fakti që është megaloman, dëshiron të shtrihet gjithandej dhe ka përshtypjen që mund ta bëjë për faktin që është punëtor i madh ka bërë disa gabime rrugës që kanë të bëjnë kryesisht me dëshirën e tij të madhe dhe pamundësinë e një vendi të vogël”, tha analisti.

Të fundit