Flash News

E-TJERA

Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu vendoset në parkun qendror të Budapestit

Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu vendoset në parkun qendror të

Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun qendror të Budapestit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest”, shkruan kryeministri, i cili e shoqëron statusin edhe me foton e bustit.

Këtë fakt, Rama e kishte bërë të ditur edhe pak javë më parë, gjatë vizitës së tij në Hungari.

Busti është punuar nga skulptori Agim Rada, dhe është vendosur në Hungari, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë e bashkëpunimin që Gjergj Kastrioti ka pasur me Janos Huniadin, heroin hungarez.

 

 

Të fundit